Kapet ekzekutuesi i shqiptarit në Australi

Aktualitet

Policia australiane ka mundur të arrestojë vrasësin e dyshuar të 46-vjeçarit shqiptar në Australi, trupi i pajetë i të cilit u gjet brenda banesës së tij më 12 Tetor.

I arrestuari është Aaron Donald Carver 35 vjeç, i cili u kap ditën e premte në Queensland. Policia e akuzon atë për vrasje dhe vjedhje. 35-vjeçari do të dalë ditën e hënë para gjykatës. Ai u transferua në Adelaide, aty ku ndodhi krimi. Në aeroport Aaron Donald Carver mbuloi fytyrën me xhup dhe refuzoi t’u përgjigjej gazetarëve që prisnin aty.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

46-vjeçari shqiptar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, u gjet i vdekur brenda shtëpisë së tij më 12 Tetor në zonën e Para Vista. Policia dyshon se ai mund të jetë vrarë rreth orës 01:00 të mëngjesit të 9 Tetorit. Shqiptari jetonte me qira për rreth 6 muaj në atë banesë. Shkak për vrasjen mendohet të jetë prishja e pazareve të drogës. Në shtëpinë e viktimës u gjetën disa bimë kanabisi të kultivuara aty. Lënda narkotike ishte marrë nga autori i dyshuar pasi kishte ekzekutuar shqiptarin.

Më pas u arratis nga vendngjarja me makinën e viktimës, e cila u gjet e braktisur nga policia në një tjetër rrugë në atë zonë. Policia dyshon se viktima shqiptar dhe vrasësi kanë qenë pjesë e një grupi kriminal në Murrai Brigde. Pritet që policia australiane të bëjë të tjera arrestime për ekzekutimin e 46-vjeçarit shqiptar. /tvklan

ME TE LEXUARAT