Lajmi Fundit
Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqiperia, informacionet e fundit, lajmeshqip, lajmet, lajm nga vendi, lajme nga kosova, lajme rajoni, bota, live te fundit news 24

Blendi Fevziu i adoptuar? Moderatori flet për herë të parë, tregon të vërtetën

Blendi Fevziu moderator prej më shumë se 20 vitesh i emisionit “Opinion” në TV Klan , i ftuar në emisionin “Mos i Fol Shoferit” të Rudina Dembacaj ka sqaruar lajmet që shpesh qarkullojnë për të se është i adaptuar.

Fevziu ka thënë se: “Ky është një vend shumë i çuditshëm. Shtëpitë atëherë llogariteshin me kurora dhe në shtëpinë ku rrinim ne kishim një dhomë më tepër, në të cilën fusnim qeraxhinj. Komunizmi fuste qeraxhinj nëpër dhoma dhe në momentin që qeraxhiu doli dhe ne e morëm shtëpinë, u kujtua dikush që të thoshte se këta kanë një dhomë tepër në shtëpi.

Pra meqënëse kanë një dhomë tepër, duhet t’ju fusim një qeraxhi tjetër. Atëherë unë u mora në përkujdesje nga daja i mamit, që jetonte po me ne, në mënyrë që ai që ishte i pamartuar, të kishte në ngarkim dikë që të kishte një dhomë më vete. Kjo ishte një histori”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet