Denoncimi i Ministres së Drejtësisë: KLD i dha dy vjet leje lindje gjyqtarit Gjin Gjoni

Politikë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjoni në një deklaratë për mediat informon për vendimin e paligjshëm për t’i dhënë dy vjet pushim lindjeje, gjykatësit Gjin Gjoni.

Ministrja theksoi se KLD ka miratuar një vendim i cili është në shkelje të rëndë të ligjit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Në mbledhjen KLD të datës 11.10.2018, në rendin e ditës është shtuar një çështje e panjoftuar, nga gjyqtari Gjin Gjoni për leje prindërore dy vjet. Kërkesa është miratuar nga shumica e KLD në mënyrë abuzive, duke e vënë edhe njëherë në pikëpyetje legjitimitetin e këtij institucioni.

Ky akt i ndërmarrë me procedurë të parregullt është i pavlefshëm. Kërkesa është shqyrtuar në mënyrë të paligjshme në fund të mbledhjes. KLD mund të marrë çështje të papërfshira në rendin e ditës, vetëm me votat e 2/3 të gjyqtarëve. Pa kuorum, duke përfshirë edhe votën e Gjin Gjonit, KLD i ka shkuar deri në fund një paligjshmërie të këtyre përmasave. KLD mbajti të fshehtë vendimin për gjyqtarin Gjin Gjoni, ndërsa në procesverbal zbulohet mjaft mirë leja prindërore e Gjin Gjonit. Do t’i drejtohem zyrtarisht këtij institucioni që të shfuqizojë vendimin e marrë në shkelje të ligjit, në të kundërt kërkesa do t’i drejtohet gjykatës”.

ME TE LEXUARAT