Bushati i përgjigjet Idrizit: S’ke lidhje me çështjen kombëtare

Pas akuzave të kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka reaguar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Në një postim në “Twitter”, Bushati shkruan se gjithkush që bërtet i dëshpëruar për t’u faktorizuar në hartën e nacionalizmit ballkanik, nuk ka lidhje më çështjen kombëtare.

Kliko per me shume info

Reagimi i plotë i Bushatit:

“Kush bërtet i dëshpëruar për t’u faktorizuar në hartën e nacionalizmit ballkanik, s’ka lidhje me çështjen kombëtare e as me vendosmërinë e qeverisë që përfshiu në bisedime me fqinin jugor të gjitha çështjet që i kishte mbuluar pluhuri i harresës”

loading...