Lajmi Fundit
Lajmi i Fundit, Lajme Shqip, Gazeta, Informacione nga Shqiperia

“Hakmarrje nga regjimi Rama-Balla”, Sali Lushaj mesazh të birit: Mos u dorëzo

Sali Lushaj, ish-truproja e ish-kryeministri Sali Berisha reagoi me anë të një statusi në “Facebook” për arrestimin e të birit, reperit të njohur Arkimed Lushaj, ndryshe Stresi.

Lushaj e quan arrestimin e djalit të tij një hakmarrje pas padisë qe ai ka bere ndaj kreut të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Ai thekson se ky regjim nuk do ta mposhtë atë dhe familjen e tij dhe i kërkon Stresit të mos dorëzohet.

Lushaj kujton se Stresi ka lindur në internim dhe pavarësisht të gjithave e ka mbështetur në bindjen e tij duke iu referuar bindjes politike.

STATUSI I PLOTË
Përshëndetje miq! Besoi po shikoni e ndigjoni ca përralla që na tregonin dikur gjyshja ose gjyshi. Ka dy ditë që ky pushtet po merret me djalin tim Stresi. Çdo gjë e sajuar. Çdo gjë e përgatitur nga mllefi që u tërbuan që unë i bëra Ballës një padi në gjykatë.

Këta filluan të hakmerren brenda 12 orësh. Aspak e vërtetë se qenka grup kriminal. Një shpifje e fëlliqur. Askush nuk është ndaluar tjetër e s’do të dalë në këtë lojë të fëlliqur e të përgatitur.

Grup kriminal i madh shumë pa asnjë tjetër. Por ne kurrë s’do të mund të na thyejnë e të na përkulin para këtij regjimi të fëlliqur. Ne kemi duart e ky regjim ka hekurat. Kurrë s’do më mposhtin mua e as familjen time. Vetëm dua t’i them djalit tim mos u dorëzo para këtyre falangave se jemi të fortë.

Kënga që ke kënduar mos u dorëzo kjo është. Ti për mua je gjëja më e shtrenjtë se linde në internim dhe me gjithë ato vuajtje s’mu ndave nga bindjet e mia por më mbështete deri në këto momente dhe ne do të mbështesim e do jemi me ty. Të duam fort.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Leave A Reply

Your email address will not be published.