Fotot në hotel tradhëtojnë Xhisielën, doli duke u puthur me djalin e deputetit

Aktualitet

Ndryshe nga fillimi i “telenovelës”, Xhisiela, rrëfimet e saj dhe faktet e tjera që po dalin rrugës po tregojnë sesa pikepyetje ka në akuzat dhe të vërtetat mbi dhunën pisikologjike e fizike, kërcënimet, përndjekja apo edhe përdhunimi i mundshëm që Rexhep Rraja i pat bërë 25 vjecares nga Fushe Kruja.

Fotot e fundit qe jane publikuar pas dergimit te dosjes ne gjykate tregojnë pamje të kapura nga kamerat e sigurisë në parkingun e Hotel “Boci” në Fushe Krujë. Bëhet fjalë për ditën ku Xhisiela pretendoi fillimisht se ishte përdhunuar nga djali I deputetit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë ciftin Xhisiela-Rexhep pak orë pasi vajza 25 vjecare pretendoi se ishte përdhunuar nga i dashuri I saj.

Por fotot ndryshe nga dëshmia e parë e vajzës në polici, tregon te kundërtën, të paktën nga fragmentet që janë kapur nga kamerat e sigurisë.

Xhisiela dhe Rexhepi duken aq të afërt me njeri-tjetrin saqë shkëmbejne perkedhelje, puthje e përqafime dhe pastaj largohen me një mjet luksoz së bashku.

Një atmosferë në dukje që nuk I përgjigjet pretendimeve të para të vajzës se këtë ditë kur janë kapur këto foto, ishte perdhunuar dhe dhunuar fizikisht nga I dashuri I saj, Rexhep Rraja, dëshmi të cilat më pas I tërhoqi duke thënë se kishte gënjyer për shkak të xhelozisë.

Këtë të mërkurë madje ajo ishte në Gjykaten e Apelit, sic tha ajo për të mbështetur Rexhepin me të cilin tha se kishte marrëdhënie të mira. Ajo kërkoi lirimin e tij pasi pohoi se cdo akuze dhe dëshmi e kishte bërë nga xhelozia.

ME TE LEXUARAT