Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Xhisiela: Erdha të mbështes Rexhepin po kishte trafik, unë s’jam viktimë

Xhisiela Maloku është parë sot në ambientet e gjykatës, pasi u zhvillua seanca gjyqësore ndaj ish të dashurit të saj, Rexhep Rrajas, i cili u la sërish ditën e sotme në burg.

Edhe pse ka qenë denoncimi i saj për përndjekje ai që e ka lënë pas hekurave të riun, ajo tha se ka ardhur ta mbështesë ish të dashurin dhe se nuk ndihet e kërcënuar.

Për Xhisielën, Rexhepi është i pafajshëm dhe duhet të jetë jashtë burgut.

E reja u shpreh para kamerave:

Erdha për ta mbështetur, për arsye të trafikut arrita vonë. Kjo bëri që mos të isha në gjykatë. Në seancën tjetër do e mbështes. Nuk jam viktimë. Skam presion. Këtë e kam bërë edhe deklaratë noteriale. Ato që kam thënë në media janë të vërteta, dhe duhet të më besoni. Oficeri i policisë është në azil. Skam informacione të tjera. Kam kontaktuar me të, kam marrëdhënie të mira. Kemi marrëdhënie shoqërore. Erdha për ta mbështetur në gjykatë”.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet