Rexhep Rraja kërkon lirinë, avokati i tij: Të rinjtë sot digjen me cigare për hobi

Aktualitet

Djali i deputetit Rrahman Rraja, Rexhepi ka kërkuar të lirohet nga burgu ku po qëndron për shkak të denoncimit për dhunë nga Xhisiela Maloku.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Mirëpo ditën e sotme ai nuk është shfaqur në Gjykatën e Apelit ndonëse kjo gjykatë do të firmosë sot vendimin për fatin e tij.

Seanca ka nisur në orën 10:30 ndërsa Rexhep Rraja përfaqësohet vetëm nga avokati.

Ndërkohë avokati Ilir Murati i cili po e mbron djalin e deputetit tha se provat janë në favor të klientit të tij pasi Xhisiela e ka bërë denoncimin për shkaqe xhelozie. Murati ka thënë se e ka takuar vetë Xhisielën dhe ajo ia ka pohuar këtë.

Avokati ndër të tjera shtoi se të rinjtë digjen për hobi me cigare dhe sipas tij vepra penale që akuzohet klienti i tij nuk qëndron.

Më pas Murati shtoi se Gjykata është në presion, por gjyqtarja për këto deklarata i tërhoqi vëmendjen.

Ai tha ndër të tjera:

Vepra penale e përndjekjes nuk qëndron. Të shfuqizohet vendimi i gjykatës së Krujës. Të bëhet lirimi i klientit tim Rexhep Rraja. Xhisiela e ka bërë kallëzimin për xhelozi."

ME TE LEXUARAT