Një viktimë dhune kaq antipatike sa Xhisiela

Aktualitet

Xhisiela Maloku u shfaq sot jashtë Gjykatës së Apelit në Tiranë ku kërkoi qëRexhepi të dalë nga burgu, pasi është i pafajshëm.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ajo tregoi se nuk arriti dot në kohë për gjyqin ndërsa dha një intervistë për gazetarët, ku dëshmoi edhe njëherë se denoncimi i saj u bë nga xhelozia.

E veshur me rroba firmato, atlete të shtrenjta dhe syzet Gucci, 25-vjeçarja nuk dukej aspak si një viktimë, trupi i së cilës ka ende shenjat e cigares së djegur në të.

E prerë në atë që thotë, herë pas here duke buzëqeshur e madje e vendosur për "marrëdhënie shumë të mira shoqërore me Rexhepin", Xhisiela në fakt ngjante me një personazh publik, të cilit "fama" i ka ardhur nga nuk e pret.

Në një kohë kur i gjithë opinioni publik është sensibilizuar dhe i ka dalë në mbrojtje, vajza e dhunuar nga Fushë Kruja del dhe thotë "për inatin e të gjithëve" se nuk është një viktimë.

Dy javë më parë shoqëria civile madje u ngrit në protestë për të drejtat e saj, ndërsa sot Xhisiela për të disatën herë jua hodhi poshtë të gjithëve si shuplakë fytyrës.

Është në fakt për të ardhur keq që protestuesit dolën të gjithë në këmbë para Kryeministrisë, në mbrojtje jo vetëm të saj por të një fenomeni që qëndron si plagë e hapur në shoqërinë tonë. Ndërsa Xhisiela që kishte në dorë të bëhej frymëzim për të gjitha ato femra të dhunuara që nuk nxjerrin zërin nga frika, del nëpër intervista me rroba e syze firmato, me makinë të 2017, si një personazh VIP.

Vetë avokati i Rexhep Rrajës e cilësoi sot Xhisielën si një vajzë ekstravagante që mund ta kishte djegur vetë veten me cigare.

Në pritje të një vendimi të drejtë për djalin e deputetit, i cili edhe sot u la në burg nga apeli, nuk na ngelet gjë tjetër veçse të themi që nuk kemi parë asnjëherë një viktimë dhune kaq antipatike sa Xhisiela Maloku./JOQ

ME TE LEXUARAT