Ngjarje mister në Shkodër/ Breshëri "Fuoristradës", kush dyshohet se ishte brenda?

Aktualitet

Tre ditë më parë në orët e para të mëngjesit në fshatin Shtoj i Vjetër në afërsi të shinave të trenit, Policia e Shkodrës ka një automjet tip “Fouristradë” e cila ishte qëlluar me një breshëri plumbash.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Brenda në automjetin që rezulton se ka targa të vjedhura dhe të mbivendosura janë gjetur njolla gjaku, megjithëse asnjë person i plagosur nuk është paraqitur ditët e fundit në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Brenda fouristradës janë gjetur njolla gjaku ndërkohë që nuk dihet ende kush është personi që dyshohet se ka mbetur i plagosur nga breshëria e plumbave.

Nuk ka ende asnë detaj mbi identitetin e këtij personi dhe vendndodhjen e tij.

Sipas burimeve nga policia, dyshohet se personi që ka mbetur i plagosur është Artan Koçeku.

Person i shpallur në kërkim në dhjetor të vitit 2017 si i dyshuar për vrasjen e Angjelin Shkambit, ngjarje e ndodhur në varrezat e Stom Golemit.

Shumë persona në zonën ku ka ndodhur ngjarja janë shoqëruar dhe shumë të tjerë janë marrë në pyetje.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja është një rrugë dytësore që nuk ka qarkullim të shpeshtë dhe larg vëmendjes së njerëzve, detaje këto që e vështirësojnë punën e efektivëve.

Kjo vrasje dyshohet nga policia se erdhi pas një borxhi mes viktimës dhe autorit për pazare droge.

Një njoftim zyrtar i policisë nuk ka ardhur ende për të konfirmuar një version të ngjarjes, apo nëse personi i plagosur është Koçeku apo një tjetër shtetas.

ME TE LEXUARAT