Gara me policinë gjatë arratisjes, shuhet shqiptari, lëndohen dy të tjerë

Aktualitet

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Rivolta d’Adda, ku një shqiptar humbi jetën dhe dy te tjere u plagosën.

Sipas mediave italiane, shqiptarët po përpiqeshin t’i largoheshin policisë me një makinë BMW të vjedhur. Gjatë ndjekjes nga policia, ata kane qene me shpejtësi të lartë ndersa makina e tyre humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke u përmbysur disa herë në fushë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëri prej shqiptarëve humbi jetën menjëherë. Ai është një 31-vjeçar me inicialet A.K. Ndërsa dy shqiptarët e tjerë u plagosën në gjendje të rëndë dhe u dërguan në spital.

Në automjetin e tyre u gjetën disa para dhe bizhuteri. Policia thotë se ata po arratiseshin pasi kishin kryer grabitje të banesave në atë zonë.

ME TE LEXUARAT