Flet autori i ngjarjes së trefishtë në Mat: Nuk jam penduar...

Aktualitet

Zbulohen detaje të reja nga dëshmia e autorit që kreu masakrën e trefishtë në fshatin Shëlli të Matit. Nga burime të hetimit mësohet se Kujtim Koxha nuk ka shprehur pendesë për krimin. Madje ai ka refuzuar edhe avokatin duke deklaruar se do ta gjejë vetë.

ABC News ka mësuar detaje të reja nga dëshmia e Kujtim Koxhës që vrau tre persona dhe plagosi një tjetër në fshatin Shëlli të Matit. Autori ka deklaruar se nuk është penduar për krimin. Madje ai ka refuzuar edhe avokatin e zgjedhur për të.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Koxha ka thënë se avokatin do ta gjejë vetë. Seanca ndaj tij do të zhvillohet ditën e hënë në Gjykatën e Matit. Krimi ndodhi mesditën e së enjtes. Koxha u ka kërkuar punonjësve të bashkisë që të shtrojnë rrugën deri afër shtëpisë.

Kjo ka sjellë debat mes tij dhe punonjësve të bashkisë dhe në një moment shoferi i kamionçinës, Erzen Aliaj ka debatuar jashtë lokalit me Kujtim Koxhën dhe e ka qëlluar me shuplakë. Ky i fundit është larguar për të marrë automatikun dhe më pas ngjarja u kthye në masakër.

Nga të shtënat me armë gjeti vdekjen Mentor Hoxha, ndërsa Erzen Aliaj dhe Hamit Buçi humbën jetën pak orë pas ngjarjes. I plagosur mbeti dhe Astrit Hani, i cili po merr mjekim në spitalin e Burrelit.

Policia arrestoi 51-vjeçarin Koxha rreth një orë larg vendngjarjes, në një urë në Burgajet. Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie./abcnews

ME TE LEXUARAT