Zbardhet ngjarja në Tiranë, policia: Ja cfarë ndodhi me 13-vjecaren që e coi babai pa jetë në spital

Aktualitet

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbasditen e djeshme ku e mitura K. B., 13 vjeçe ndërroi jetë në spital. Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT