Si e njeh Fieri, Fredi Alizotin, 'të penduarin' që po shpëton vëllanë e ministrit Xhafaj

Aktualitet

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Fierit, Luan Baçi, deklaron se e njeh mirë Fredi Alizotin, personi që akuzohet se ka bërë manipuluar zërin e Agron Xhafës në një video përgjimi, por njëkohësisht edhe personi që deklaroi pak ditë më par në një tjetër video se eksponentë të lartë të policisë dhe të Partisë Socialiste i kanë ofruar një shumë të madhe parash për të thënë që e ka manipuluar ai këtë zë.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, deputeti Baçi tha se i gjithë Fieri e njeh Alizotin si “Fred hajduti” dhe figura e tij është diskretituese në këtë qytet dhe gjetkë dhe policia duhet të mbajë përgjegjësi që ka marrë një hajdut në pyetje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shumë lokale të Fierit e njohin se vete dhe u kërkon ndonjë 10 mijë lekëshe. Ai është hajdut ordiner. Unë vetë disa herë i kam dhënë para. Më kërkonte lekë dhe i kam dhënë disa herë 10 mijë lekëshe Fred hajdutit, se kështu e njeh qyteti”, tha deputeti Baçi i cili njëkohësisht është edhe kryetari i degës së PD në Fier.

Baçi sqaroi se nuk është e vërtetë që Albert Veliu e ka kunat Alfred Alizotin. “Unë i njoh mirë të dy, sepse e ëma e Veliut është nga Fieri dhe është familje e nderuar, por nuk Babalja nuk ka asnjë lidhje me Fredi Alizotin”, tha Baçi.

Fredi Alizoti është dëshmitar i prokurorisë. Ai i doli përzot audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm duke thënë se “kam qene unë ai që kam bërë rolin e Agron Xhafës në biseden telefonike me Albert Veliun (Babalja)”.

Kësisoj pak ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet dhe çoi nën akuzë Fredi Alizotin dhe Albert Veliun (ky i fundit do vije nga Kosova). Sakaq nën akuzë është dhe gazetari Olldashi që publikoi audio-përgjimin.

Pasi çështja mbërriti në gjykatë, deputeti i PD, Ervin Salianji deligjitimoi dëshmitarin e prokurorise, duke publikuar nje video-pergjim në “Opinion”, ku Fredi Alizoti tregonte se i është bërë shantazh për të pranuar se ka qenë aktor në audio-përgjim.

ME TE LEXUARAT