Luan për Kosovën por nuk harron Shqipërinë, Rashica i përshëndet shqiptarët në këtë mënyrë

Sport

Kosova ka fituar 3-1 ndeshjen e djeshme ndaj Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Me dy gola të Kolollit dhe një të Muriqit, ata ende nuk njohin humbje në këtë kompeticion, duke grumbulluar 7 pikë dhe kreun e grupit.

Pas ndeshjes shumë të gëzuar ishin edhe lojtarët e kombëtares së Kosovës, ndërsa më në sy bie një postim i Milot Rashicës.

Lojtari i Werder Bremen postoi një foto në Instagram-in e tij, ku shkruan:

Me një Deshir e një qellim…"

Kjo është një pjesë e shkëputur nga himni i Shqipërisë, ndërsa me sa duket mesfushori kosovar ende nuk e ka harruar vendin mëmë, pasi bashkë me flamurin kosovar, ka vënë edhe atë shqiptar.

Kujtojmë se më parë ai është aktivizuar me kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa më pas zgjodhi të përfaqësojë ngjyrat e Kosovës.

ME TE LEXUARAT