Ky është qyteti ku burrave "nuk u mbajnë frenat", familjet kanë më shumë fëmijë

Aktualitet

Kukësi rezulton të jetë qarku me familjen mesatare më të madhe në vendin tonë. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, një familje mesatare në këtë qark përbëhet nga 4.4 anëtarë.

Ekstremi tjetër është Vlora. Ky qark ka familjen mesatare më të vogël në të gjthë vendin, me vetëm 3.3 anëtarë sipas të dhënave të INSTAT-it. Ndërsa në shkallë vendi, në vitin 2017, numri mesatar i anëtarëve të një familje në Shqipëri është 3.7.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Statistikat e detajuara të Institutit të Statistikave tregojnë se familjet e mëdha janë karakteristikë e zonave veriore. Pas Kukësit, qarqet që kanë numrin më të madh të anëtarëve për familje janë Dibra, Shkodra dhe Lezha. Kjo edhe pse këto janë zona të varfëra, me mundësi të kufizuara punësimi dhe zhvillimi.

ME TE LEXUARAT