Kapet gomonia me 3 milionë euro lëndë narkotike, dy shqiptarë në pranga

Aktualitet

Një tjetër gomone me drogë nga Shqipëria është sekuestruar në orët e para të mëgjesit të sotëshëm nga roja bregdetare italiane.

Në mjetin lundrues janë sekuesstruar rreth 300 kg drogë dhe janë vënë në pranga 2 skafistë shqiptarë

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Roja bregdetare italiane ka identifikuar gomone me një ngarkesë të dyshimtë në bord,  në afërsi të plazhit "Le Cesine" në komunën Vernole të provincës së Lecces, duke u vënë mënjëherë në ndjekje të saj.

Dy skafistët sapo kanë nuhatur ndjekjen nga roja bregdetare italiane kanë shtuar shpejtësinë duke mbërritur në bregdet, ku kanë braktisur mjetin lundrues e janë larguar në këmbë.

Policia pyjore e Lecces ka mundur të kap dy skafistët shqiptarë të fshehur në parkun natyrore "Le Cesine."

Në gomone roja bregdetare e financës italiane ka sekuetruar 294 kg marijuanë dhe 16 kg hashash me një vlerë përfitmi tregu mbi 3 milionë euro.

24 orë më parë një tjetër gomone me 354 kg marijuanë e trafikuar nga Shqipëria u kap në Adriatik nga roja bregdetare italiane dhe në pranga u vu një 41 vjeçar italian me banim në Lecce.

Ndaj dy skafistëve shqiptarë rëndon akuza e trafikut ndërkombëtar të drogës.

ME TE LEXUARAT