Ambasada e SHBA publikon foton e vjetër: Burrat shqiptarë për gjueti derrash

Soft

Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar një foto të vjetër të një grupi burrash shqiptarë. Në shpjegimin e fotos tregohet që data e shkrepjes mbetet e panjohur. Në imazhin e paraqur duken një grup burrash shqiptarë gati për filluar gjuetinë për derra të egër, sqaron Ambasada.

Në foton e dalë nga Biblioteka e Kongresit thuhet se “ata u mblodhën për gjueti pasi një karavan punonjësish amerikanë me ndihma humanitare mbërritën në qytetin malor dhe thanë se kishin parë derra të egër”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i plotë

Data e panjohur. Stile të reja për veshjet e gjuetisë. Një grup burrash shqiptarë gati për të filluar gjuetinë për derra të egër. Pantallonat e tyre të gjera dhe xhaketat e qëndisura dhe të zbukuruara me gëzof përbëjnë një veshje shumë të veçantë gjuetie.

Ata u mblodhën për gjueti pasi një caravan punonjësish amerikanë me ndihma humanitare mbërritën në qytetin malor dhe thanë se kishin parë derra të egër përgjatë rrugës. (?: Biblioteka e Kongresit)

ME TE LEXUARAT