Putin i premton Khabibit: Do e bind unë babain tënd

Bota

Boksieru rus, Khabib Nurmagomendov është padyshim sportisti i momentit, pasi fitorja ndaj McGregor bëri bujë të madhe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ditën e djeshme së bashku me babanë e tij, Khabibi ka drekuar me presidentin e shtetit rus, Vladimir Putin.

Teksa gjatë kanë qenë duke folur për ndeshjen Putin i ka bërë dhe një premtim Khabibit i cili do të merrte dënim nga babai i tij pas gjesteve në Nevada.

Ai e siguroi:

Do të flas me babanë tënd dhe do t’i kërkoj që mos të të dënojë ashpër. Ti arrite qëllimin tënd, fitove bindshëm dhe denjësisht, prandaj nuk meriton ndëshkim”.

Mësohet se babai i Khabib është një njeri i rreptë i cili i qëndron te koka të birit dhe sjellja e tij pas ndeshjes nuk i ka pëlqyer aspaj. Gjithsesi pas bisedës me Putin, do jetë zbutur patjetër.

ME TE LEXUARAT