Po drekonin në lokal, autori hapi zjarr. Emrat e të eleminuarve dhe autorit

Aktualitet

Ngjarja e rëndë në Mat. U raportua fillimisht per dy të vdekur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por ka vetem një viktime dhe tre të plagosur. Ky ka qenë sqarimi i policisë për ngjarjen e rëndë.

I vdekur ka mbetur Mentor Hoxha punonjës i bashkisë. Dy të plagsur janë Xen Aliaj dhe Astrit Hani, shkruan faxweb.

Ndërkohë autori I dyshura është Kujtim Koxha 54 vjeç.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Shëlli dhe sipas informacioneve paraprake viktimat janë punonjës të bashkisë së Matit.

Mësohet se punonjësit e bashkisë ishin angazhuar për hapjen e një rruge në fshatin Shëlli dhe dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas një konflikti.

Nuk dihen ende shumë detaje lidhur me identitetin e personave që janë përfshirë në konflikt. Paraprakisht thuhet se viktimat e të shtënave janë punonjës të Bashkisë në Mat,

Punonjësit ishin duke punuar, pasi mbaruan u ulën në lokal dhe kishin qenë duke ngrënë drekë, dhe autori hyri në lokal, i qëlloi.

Në zonë ka pasur një konflikt mes dy lagjeve, për një rrugë, dhe punonjësit e bashkisë ndodheshin aty për të zgjidhur problematikën.

Blutë e Matit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit.

ME TE LEXUARAT