Kërkoi në emision mamanë biologjike që e braktisi para 30 vitesh, vajza mëson të vërtetën

Bota

Luisa Velluti është një e re nga Italia e cila u bë pjesë e misionit të famshëm “Chi l’ha Visto”, në kërkim të nënës së saj biologjike, e cila e kishte braktisur që në lindje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Diçka shokuese ndodhi në emision pasi gjithçka shkoi për ters dhe ëndrrat e 30 viteve për t’u takuar me të ëmën u thyen nga reagimi i kësaj të fundit.

Parukierja bjonde me sy të kaltër mori një letër në emision, të cilën ia kishte dërguar e ëma por përgjigja që ato të mund të takoheshin ishte negative.

Ajo i kishte kërkuar ta harronte e të mos e kërkonte më. Gjëja më shokuese ishte mbërritja në redaksinë   emisionit e një letre të dytë ku thuhej se vajza ishte frut i një përdhunimi dhe në të shkruhej edhe emri i abuzuesit, babait të saj biologjik.

Në letër shkruhej:

Ke lindur nga një përdhunim, që unë nuk e doja, një plagë që mora kur isha 18 vjeç. Më harro”.

Luisa u shpreh se nuk do të dorëzohej dhe do ta mësonte të gjithë historinë  jetës së saj.

Ajo u shpreh:

Është refuzimi që më dhemb më shumë, por unë dua ta shoh në fytyrë. Të shkojë si të shkojë, kjo është historia ime dhe më takon mua, do të vazhdoj ta tregoj”.

ME TE LEXUARAT