Maradona: Kurrë më trajner i Argjentinës, i pështyj

Sport

Diego Armando Maradona është aktualisht trajner i Dorados në Meksikë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Legjenda e futbollit gjatë një interviste ka folur për eksperiencën e tij në krye të Argjentinës, duke përjashtuar një riemërim të tij të mundshëm në stolin e kombëtares.

Ai shprehet:

A do të rikthehesha si trajner i Argjentinës? Nuk do ta bëj kurrë. Kërkonim një federatë të re dhe zgjodhëm president Tapian. Është edhe faji im, në atë kohë erdhi të më kërkonte ndihmë dhe unë i thashë po. Premtoi shumë gjëra, por nuk bëri asgjë dhe as denjoi të më  telefononte. Kjo është ajo që më ka mërzitur më shumë. Është një tradhti dhe unë tradhtarët do t’i pështyja në fytyrë.”

ME TE LEXUARAT