Prokuroria Speciale e Kosovës ngre aktakuzë ndaj gjashtë personave

Kosovë&Rajon

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë ndaj gjashtë të pandehurve me inicialet: B.B; R.K; G.SH; A.A; L.M; dhe E.H.

Prokuroria ka njoftuar përmes një komunikate se ndaj tre të pandehurve të parë është ngritur aktakuzë për shkak të veprës penale “përgatitje e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë së Republikës së Kosovës”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për të pandehurin B.B është ngritur aktakuzë për veprën penale “lehtësim në kryerjen e terrorizmit, kurse për G.SH aktakuza ka të bëjë me veprën penale “rekrutimi për terrorizëm”.

Sipas Prokurorisë, e pandehura E.H përballet me aktakuzë për veprën penale “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit Kushtetues dhe Sigurisë, ndërsa A.A dhe L.M, për shkak të veprës penale “moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

ME TE LEXUARAT