Kur shpallen fituesit e kredive të buta? Bashkia jep afatin

Aktualitet

2500 dosje të “kopsitura” nga qytetarët e Tiranës të interesuar për kredi të butë po shqyrtohen nga Drejtoria e Strehimit të kryeqytetit. Pas mbylljes së afatit për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm në muajin Gusht, Drejtoria e Strehimit pranë Bashkisë së Tiranës po verifikon të gjitha dokumentet dhe po aplikon sistemin e pikëzimit për të shpallur edhe fituesit.

Në total do të jenë 500 fitues që do të mund të përfitojnë kredi me normë interesi 3 për qind. Burime zyrtare nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se lista e fituesve është parashikuar të miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të muajit Nëntor. Bashkia e Tiranës ka hapur aplikimet për 500 kredi të buta më datën 16 Prill. Kusht kryesor për të përfituar kredi, janë të ardhurat. Një familje e vogël me 1-2 persona duhet të ketë të ardhura mujore të deklaruara 44 mijë deri në 80 mijë lekë në muaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa për ato me më shumë se 5 persona, që mund të kenë në pronësi një banesë nën normat e strehimit dhe kërkojnë të sigurojnë një banesë 3+1, duhet të kenë të ardhura mujore nga 88-158 mijë lekë në muaj. Bashkia subvencionon interesat e kredisë, duke bërë që qytetari të përfitojë normë të pandryshueshme interesi me 3 për qind./SCAN

ME TE LEXUARAT