SHBA kritikon Prishtinën: Kosova nuk u konsultua me ne për FSK-në

Kosovë&Rajon

Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka thënë se autoritetet e Kosovës nuk i kanë konsultuar sa i përket vendimit për miratimin e pakos së projektligjeve për transformimin e FSK-së.

“Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë mbështetur të drejtën sovrane të Kosovës për të pasur ushtrinë dhe kanë punuar ngushtë me Kosovën se si ta arrijnë këtë”, thuhet në një komunikatë të Ambasadës Amerikane në Prishtinë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ne nuk na kanë konsultuar për kohën kur është marrë vendimi dhe ne duhet t’i analizojmë projektligjet për të kuptuar qëllimin dhe efektin e tyre.”

“Gjatëve javëve të kaluara, ne kemi qenë të përqendruar në ndërtimin e një konsensusi të brendshëm për dialogun me Serbinë. Ne vazhdojmë të besojmë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është hapi më i rëndësishëm për përparimin në të ardhmen e afërt”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ambasadës.

Qeveria e Kosovës ka miratuar pakon e projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Kjo pako përfshin Projektligjin për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Projektligjin për shërbimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Projektligjin për Ministrinë e Mbrojtjes.

Pas votimit në Qeveri, tani ky proces kalon në Kuvendin e Kosovës.

Vitin e kaluar, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte dërguar në Kuvend një ligj, përmes së cilit mëtohej të shndërrohej FSK-ja në ushtri. Por, ky ligj ishte tërhequr, me argumentimin se do të tentohet që ky transformim të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese.

ME TE LEXUARAT