Safet Bajri lihet në burg, flet avokati: I ofruam garanci pasurore gjykatës

Aktualitet

Arbër Hoxha, avokati i Safet Bajrit e ka cilësuar të paligjshëm vendimin e Krimeve të Rënda që la në burg klientin e tij dhe tha se nga pala mbrojtëse u ofrua garancia pasurore, por kjo nuk u mor parasysh. Sipas tij, akuza e vetme nga klientit të tij është jo për ndikim në gara sportive.

“Gjykata e Krimeve të Rënda në kundërshtim me nenin e la në fuqi arrestin me burg ndërkohë që duhet të kishte vendosur garanci pasurore. E ofruam në masën 1 mln lekë ose sa ta kërkonte gjykata. Aktualisht masa e sigurimit për Safet Rustemin përveç se ndikimit në gara sportive s’ka asgjë tjetër. Nuk mund të shprehem për akuza në vende të tjera. Për të gjashtë u la. Ndërsa për tre që kanë dalë në gjyq në Shkodër, janë arrestuar në flagrancë nuk kanë lidhje me këtë procedim”, deklaroi avokati Hoxha.

Masa e sigurisë/ Safet Bajri nga Shkodra te Krimet e Rënda në Tiranë (video-foto)

Safet Bajri ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda nën masa të ashpra sigurie.

Në këtë gjykatë, së bashku me 5 anëtarë të tjerë të bandës “Bajri”, të arrestuar gjatë aksionit policor “Oaz”, ai u njoh me masën e arrestit me burg.

ME TE LEXUARAT