Ranë brenda në pus, kush janë dy viktimat që humbën jetën në Lezhë
Lajmifundit
/
24 Shtator 2018, 17:51
Aktualitet
Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Torovicë të Lezhës ku dy persona kanë humbur jetën.
Ngjarja ndodhi pasi daja 35 vjeç dhe nipi 21 vjeç kanë qenë duke gërmuar për të hapur një pus.
Viktimat janë Martin Gjonaj dhe Marjan Ndoci të cilët thuhen se mund të jenë helmuar nga gazi pasi kanë rënë në pus.
Ndonëse bashkëfshatarët janë përpjekur që t’i nxjerrin nga pusi ata nuk ia kanë dalë dot ndërsa ambulanca dhe zjarrfikësja kanë vonuar më shumë se një orë.