Pas 14 vitesh besnikëri, Beti Njuma lë Topin për Ylli Ndroqin
Të shumta kanë qenë lëvizjet mediatike të bëra gjatë muajit shtator dhe jo vetëm, në këtë fillim sezoni të ri mediatik në vend.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Shumë gazetarë kanë lënë pozicionet e tyre në televizione të mëdha për t’iu bashkangjitur televizionit të ri Euronews, i cili pritet të hapet sëshpejti, apo edhe në kanale të tjera televizive.
Mirëpo, lëvizja që na surprizoi deri diku, ishte ajo e gazetares Beti Njuma, e cila, pas 14 viteve punë në Top Chanel, ka vendosur ta lejë këtë televizion për t’iu bashkuar Ora News, të Ylli Ndroqit.
Njumës i është premtuar posti i drejtoreshës së informacionit në Ora News e me siguri, edhe ndonjë pagë e majme.
Këtë post më parë e mbante Ilva Tare, e cila lajmëroi largimin për në televizionin Euronews pak muaj më parë.
Me largimin e Betit, në Top është rikthyer Monika Stafa, e cila dy vite më parë u largua nga ky televizion.