Fakte tronditëse: Kompanitë e basteve të vëllait të ministrit Xhafaj, nën emrin e 2 anëtarëve të bandës

Aktualitet

Denoncimi nga selia e PD-së i deputetëve Jorida Tabaku dhe Enkelejt Alibeaj:

"E mbani mend sesi katër muaj më parë, PD publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Fatmir Xhafajt. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorët e ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe Gramoz Murataj, të dënuar për trafik droge. Ky është vendimi i gjykatës për të tre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj janë sot pronarë të dy kompanive të basteve dhe njera prej tyre është ndër më të njohurat dhe shfaqet me disa emra. Për këtë dy të dënuar duhet të kishte vepruar ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Deri tani ligji nuk ka vepruar sepse anëtarët e bandës së Agron Xhafaj është vetë, fasada që fsheh pronësinë relae të Agron Xhafajt mbi këtë kompani: Ekoped, bastelive etj. nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të fatmir Xhafajt, për 5 vjet ka shumëfishuar aktivitetin në tregun e bixhozit"

ME TE LEXUARAT