“Audio-përgjimi i vëllait”, Xhafaj paralajmëron arrestime: Elementë të opozitës të përfshirë në shantazh

Aktualitet

Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj ka paralajmeruar arrestime ne lidhje me eudiopergjimin e vellait te tij nese di del se ka qene fals. Xhafaj pohoi se audio pergjimi ishte nje sajese e paster dhe se ishte i bindur qe elemente te opozites ishin te perfshire ne kete shantazh politik.

Ne emisionin e Sokol Balles ne Vizion Plus, Xhafaj tha: Hetimi per audio pergjimin po ecen shpejt. Nëse qëndron e vërtete une do të mbaj përgjegjësi por nëse ai material nuk qëndron, atëherë ata që e kanë sajuar duhet te përgjigjen me përgjegjësi penale. Në këtë rast nuk bëhet fjale thjesht për vëllain tim, por këtu bëhet fjalë për mua. E kam thënë dhe e them: nuk ka pasur asnjë lidhje për favorizim të vëllait tim nga ana ime në shkelje të ligjit direky apo indirekt.Di që është caktuar një grup prokuroresh per te hetuar audio pergjimin. Unë jam më I interesuari që hetimi dhe përgjigja për këtë rast të jetë sa më e shpejtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për mua është e rëndësishme të provohet se kush dhe përse e kanë bërë këtë gjë, përvecse të kuptohet që audio përgjimi ishte sajese.

Unë besoj se elemente të opozitës janë të përfshirë në këtë shantazh politike ndaj meje me audio përgjimin.

Pyetjes se Alfred Lelës se përse vëllai I tij u dorëzua, ministri iu përgjigj:

Për masën e dënimit që ai kishte këtu në Shqipëri, nuk duhet të bënte asnjë ditë burg por ai zgjodhi të shkonte në Itali në mënyrë që të mos më përzinte mua politikisht në mënyrë që kjo histori që sajoi opozita të vijonte. Im vëlla nuk I është shmangur për asnjë ditë procesit gjyqësor. Ai gaboi dhe tani po shlyen fajin e tij.

Po kryetari i opozitës që iu shmang drejtësisë për procedure dhe për cfarë, për 400 milion dollar të shpërdoruara.

Ai mohoi edhe akuzat e opozites se ministri ka favorizuar vellain e tij per tendera ne shtet.

” Sfidoj kedo qe te me gjej edhe nje fakt te vogel qe une kam favorizuar familjaret e mi gjate kohes qe kam qene ne politike. Vellai im nuk ka pasur aksione ne kompani te lojerave te fatit. Para 8 vitesh ka punuar si i punesuar ne nje kompani te lojerave te fatit. Por nuk ka pasur asnje lidhje me kompanite qe akuzon opozita. Policia e Shtetit qe drejtoj une ka shkuar ne prokurori dhe ka kerkuar hetim per emrat e njerezve qe drejtojne kompani ne lojerat e fatit qe sipas opozites paskan lidhje me vellain tim.”

ME TE LEXUARAT