A duhet t’i konsumojmë qepët dhe në cilat raste duhet të heqim dorë prej tyre?

Soft

Qepët janë një nga ushqimet më të diskutueshme tonat. Edhe i dashurojmë për shijen që i japin gatimit a vaktit tonë, por në të njëjtën kohë i trembemi aromës së saj. Si fillim për gjithë adhuruesit e tyre kemi një lajm të mirë. Mund t’i përdorni kudo që nga sallatat tek burgerat dhe shija do të jetë po njësoj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithsesi, fakti që mund t’i shohim gjithandej nuk e zbeh kuriozitetin e pyetjes: A janë qepët të shëndetshme?

Që ta dini njëherë e mirë, po! Janë të shëndetshme dhe konsumimi i tyre vjen me shumë avantazhe. Niveli i lartë i antioksidantëve ndihmon në uljen e shanseve për kancer dhe mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë. Përveç kësaj, qepët kanë fuqinë që lehtësojnë dhimbjet dhe ushqejnë bakteret e mira që i duhen trupit.

Rasti i vetëm kur duhet të hiqni dorë nga konsumimi i qepës është nëse vuani nga refluksi i stomakut. Pas super vaktit në të cilin qepa s’duhet të mungojë, duhet vetëm të lani dhëmbët dhe të vazhdoni me planet tuaja.

ME TE LEXUARAT