Thaci: Marrëveshja me Serbinë, parakusht për paqe në Ballkan

Kosovë&Rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar ‘se ka marrë mbështetjen e plotë liderët botërorë për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si parakusht për një paqe të qëndrueshme në Ballkan’.

Në një komunikatë për media të dërguar nga Presidenca e Kosovës thuhet se, presidenti Thaçi dhe përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian Federica Mogherini, kanë diskutuar për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO, si dhe marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, është krijuar një momentum historik për arritjen e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, që do t'i zgjidhte njëherë e përgjithmonë mosmarrëveshjet dhe do të krijonte perspektivë të qartë të anëtarësimit në BE”, citohet të ketë thënëpresidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, Federica Mogherini ka paralajmëruar për dinamizimin e dialogut, dhe ka ofruar mbështetjen e saj dhe të BE-së në lehtësimin e këtij procesi jo të lehtë, por të domosdoshëm për hapjen e perspektivës për të dyja vendet në BE.

Presidenti Thaçi ka vazhduar takimet e shumta me krerët botërorë, të cilët po marrin pjesë në Sesionin vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

ME TE LEXUARAT