Anëtarësimet në PS, batuta e Majkos: Atyre që ua jap unë kartën, zihen me Ramën e ikin

Politikë

Partia Socialiste ka nisur fushatën e anëtarësimeve të reja në Tiranë. Gjatë shpërndarjes së kartave, nuk munguan as batutat midis kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Pandeli Majko. Ky i fundit tha me shaka se të gjithë atyre që u ka dhënë kartat e anëtarësisë, janë grindur me Ramën dhe kanë ikur nga Partia.

Rama: Duke qenë se sot hapet kjo fushatë e llogaridhënies dhe anëtarësimeve vendore në Tiranë, Pandi do t'i japë kartën e anëtarësisë një tiranase me pus dhe me carac.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Majko: Nuk para jam i mbarë me të thënë të drejtën se atyre që ua kam dhënë, janë zënë me ketë (tregon me gisht Ramën) dhe kanë ikur nga Partia. Siç e shikoni hedhim edhe presim batuta në distancë. Mos e merrni seriozisht atë që tha se është më i ri se sa unë. Ka qejf të jetë më i ri, por tek dëshira është.

Kishim nja dy zv/ministra atje që thanë se kjo lindja e fëmijëve do të jetë me inspektorin tatimor tek dhoma e lindjes dhe mos na bëni gjëra të tilla se do të lindë e gjithë dynjaja. Sinqerisht, është një nga iniciativat më njerëzore.

Rama: Se kush është më i ri ju mos u nisni nga ditëlindja, nisuni nga pamja. Për momentin jam unë më i ri. Por, do vijë dita që do jetë Pandi më i ri se unë, se Pandi ashtu ka qenë ashtu është dhe ashtu do mbetet. Unë ndryshe kam qenë, dhe do të përfundoj ndryshe.

ME TE LEXUARAT