‘Policia na vodhi lekët e sendet më vlerë’, gruaja nga Jala: As gjermani nuk kishte aq mllef në luftë

Aktualitet

‘As gjermani nuk kishte aq mllef gjatë luftës’, kështu u shpreh për newsbomb.al Esmeralda Bala banore në Jalë.

E shkatërruar mes lotëve që mezi e linin të fliste ajo tregonte tmerrin që kishin përjetuar dje gjatë aksionit të IKMT nga i cili u shembën 9 ndërtesa pa leje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Banorët e kësaj zone kanë hedhur akuza të forta ndaj efektivëve të policisë.

Esmeralda Bala është një ndër personat që pretendon se i kanë shembur pa te drejtë banesën e vjetër e cila ka qenë e ndërtuar në vitet 1990.

E kontaktuar nga newsbomb.al Esmeralda me zërin që i dridhej nga të qarat tregon se policia i ka vjedhur asaj dhe familjes lekë dhe sende me vlere brenda shtëpisë.

“Na plaçkitën, na kanë shkatërruar jetën, jemi në qiell të hapur. Policët nuk na lanë të marrim as rrobat e trupit. Na kanë vjedhur lekët që kishim të vendosura në dollap dhe gjithë sendet me vlere, ora syze varse.

Kërkojmë ndihmë për vete edhe për fëmijët, pasi nuk kemi ku të fusim kokën. Na katandisën në gjendje të mjerueshme. As gjerman nuk kishte aq mllef gjatë luftës”, shprehet duke qarë Esmeralda Bala.

ME TE LEXUARAT