Nisen për të marrë nuse, dhëndërri, xhaxhai e nëna nuk janë më

Aktualitet

Mediat turke kane publikuar ngjarjen e ndodhur ne prag te nje dasme. Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e 3 personave ka ndodhur sot në Kirsehir të Turqisë. Edhe më tragjik e bën këtë aksident fakti se si pasojë e përplasjes së fortë humbi jetën një i ri që sëbashku me familjen e tij po shkonte të merrte nusen në një tjetër qytet.

Media turke raporton se familja e Ferhat Çarboga po udhëtonte nga Bursa në Kayseri, ku edhe do të merrte vajzën me të cilën do të lidhte kurorë. Rruga e gjatë prej 600 kilometrash bëri që ata të ndalonin për pushime herë pas here.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në njërin prej këtyre pushimeve, makinat që udhëtonin nga Bursa u ndalën në anë të rrugës në Kirsehir, kur u përplasën fuqishëm nga një minibus që vinte nga përballë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, përveç shoferëve u plagosën edhe 5 pjesëtarë të familjes së dhëndrit dhe ai vetë.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat dhe ekipet e shpëtimit, të cilët dërguan në spital të plagosurit.

Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, dhëndri Ferhat Çarboga, e ëma Medina dhe xhaxhai Esref Çarboga humbën jetën si pasojë e plagëve të marra.

Të plagosurit e tjerë mbeten nën kujdesin e mjekëve ndërsa autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Në ditën e saj më të lumtur, nusja që priste të niste jetën e re, mori lajmin e hidhur për vdekjen e atij që do të bëhej bashkëshorti i saj.

ME TE LEXUARAT