Rreth 1 milionë njerëz në rrezik, stuhia katastrofike tropikale shkatërron gjithçka që i del para

Bota

Uragani Florence ka shkarkuar gjithë “zemërimin” e tij mbi Karolinën Veriore, SHBA, duke sjellë reshje të dendura dhe erëra që arrijnë shpejtësinë 90 mph.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Erërat e furishme që duket sikur ulërasin kanë filluar të shkatërrojnë ndërtesat ndërsa, deri më tani, rreth 60 persona janë evakuuar nga një motel që u shemb.

Ndërkohë, një natë përpara se stuhia tropikale të bënte ulje, me miliona shtetas amerikanë u përgatitën për një event moti që ndodh një herë në jetë.

Parashikuesit e motit kanë paralajmëruar se uragani Florence, të cilin e krahasojnë me një monstër, pritet të sjellë përmbytje katastrofike dhe kaos.

Më shumë se 1,700,000 njerëz ndodhen në evakuim vullnetar ndërkohë që më shumë se 10,000,000 njerëz jetojnë në zonat nëpër të cilat stuhia vdekjeprurëse pritet të kalojë.

ME TE LEXUARAT