Basha nga Durrësi: Rama i trembet Vetingut në politikë njesoj si Dekriminalizimit, ne do ta çojmë deri në fund!

Aktualitet

Kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi nga Durrësi se "Fatmir Xhafaj, Taulant Balla, Jurgis Çyrbja do të marrin atë që meritojnë. Gjysmë dyzine deputetësh dhe kryebashkiakë janë sot jashtë politikës. Atyre do t’iu bashkohen edhe politikanët sot. Vetingu në politikë do të ecë krahas hetimit nga drejtësia. Pse është normale që Vetingut t’i nënshtrohet polici më i thjeshtë dhe jo ministri që drejton gjithë kupolën e ministrisë?!

Pse nuk na doli një problem teknik për Vetingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve ndërsa ditë për ditë na dalin zëdhënësat e Rilindjes e na nxjerin nga një problem teknik?!

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Vetingu i politikanëve nuk pengon hetimin e familjarëve. Familjarët e politikanëve nuk kanë asnjë mbrojtje institucionale. Nuk ka asnjë pengesë t’i hetojë prokuroria. SPAK-u nuk është bërë të hetojë familjarët e politikanëve, por politikanët.

Po e heton Edi Rama, Olsi Ramën për përfshirje e tij në trafikun e drogës dhe Xibrakën? Prej Olsit bredh i lirë Saimir Tahiri, koka e trafikut të drogës!

A e heton dot, Fatmir Xhafaj, që është vetë subjekt i ligjit antimafia, për shkak të vëllait të tij bos të drogës? Cili do të jetë qëndrimi i Taulant Ballës me “Toyota Yaris” dhe miqësinë e tij me numrin tre të bandës së Lushnjes?

Prokuroria sot mund të hetojë familjarët e politikanëve dhe përpjekjet e Ramës janë të dëshpëruara.

Vetingu i politikanëve nuk e pengon reformën në drejtësi; e kuptoni sa trashë i presin gënjeshtrat?!

Edi Rama i trembet Vetingut në politikës njesoj siç i trembet dekriminalizimit.

Nuk do të ketë asnjë negociatë, asnjë ulje në tavolinë bisedash me Ramën dhe bandën e tij sa kohë janë të lidhur me krimin. Ne do të luftojmë deri në fund dhe me çdo mjet ëpr të luftuar krimin."

ME TE LEXUARAT