Publikohen emrat e pesë të arrestuarve në Nikël, lirohen Durim Bami e Flamur Haka

Aktualitet

Jane publikuar emrat e pese personave te arrestuar nga operacioni policor ne NIkel te Krujes. Nderkohe mesohet se dy te fortet Durim Bami e Flamur Haka, jane lene te lire.

Mëngjesin e të mërkures fshati Nikël në Krujë eshtë rrethuar nga 200 policë të forcave speciale dhe 20 mjete të blinduara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të drejtuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u futën për disa orë në zemër të fshatit, i konsideruar si një prej vendeve më të rrezikshme në Shqipëri.

Vilat e të fortëve kanë qenë shënjestra e kontrollit policor në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. Për t’i kapur mat brenda banesave policia ka përdorur një truk të vogël, duke lënë Niklën në errësirë totale, pasi kishte pikasur vilat ku do të ndërhyhej.

Policia ndaloi 11 persona, 5 prej të cilëve po qëndrojnë në qeli. Lista fillon me Marklen Haka, të cilit policia i ka sekuestruar armë zjarri, 30 milion lekë të vjetra dhe 35 mijë euro në banesë, të cilët dyshohet se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Një emër tjetër i arrestuar është Valter Bami, vëllai i Durim Bamit. Valter Bamit, në banesë i është sekuestruar një pistoletë.

Te arrestuarit:

1. Lutfi Haka, i biri i Beqir dhe Fajdie, dtl 16.05.1951, lindur dhe banues ne fshatin Zeze te Rrethit Kruje, gjinia mashkull, kombesia shqiptare, arsimi 4 klase, i denuar me pare.

2. Marklen Haka, i biri i Lutfi dhe Lutfie, i dtl 04.04.1991, lindur dhe banues ne Zeze te rrethit Kruje , gjinia mashkull, kombesia shqiptare, arsimi 8 klase, i denuar me pare.

3. Ylli Çangu , i biri i Hamidit dhe i Tijes, i dtl 22.07.1976, lindur dhe banues ne fshatin Nikel te rrethit Kruje, arsimi 12 klase, i padenuar me pare.

4. Skender Leza, i biri i Hasanit dhe Zyrase, i dtl 15.08.1984, lindur dhe banues ne fshatin larushk te rrethit Kruje, me arsim 4 klase, i denuar me pare.

5. Valter Bami, i biri i Dilaverit dhe Meremes, i dtl 17.08.1986, lindur dhe banues ne fshatin Larushk te Rrethit Kruje, me arsim 4-vjecar , i pa denuar me pare.

Gjate kontrollit te ushtruar ne banesat e personave te mesiperm u gjeten dhe sekuestruan ne cilesine e provave material :

1. Nje arme zjarri Pistolete e martkes Bareta , me Nr L95899Z.

2. Nje arme zjarri Revolver “Trident” , me nr 10883.

3. 28 njezet e tete cope Fisheke luftarake me caliber 9mm.

4. Tre arme gjahu.

5. Nje pushke sportive pleumatike.

ME TE LEXUARAT