Franca akuzon Rusinë për "spiunazh ushtarak"

Bota

Një satelit rus vitin e kaluar ka tentuar që të spiunojë një satelit që ofron komunikime të sigurta për ushtritë e Francës dhe Italisë, ka thënë ministrja e Mbrojtjes franceze, Florence Parly.

Ky incident, sipas ministres franceze ka ndodhur kur sateliti rus, Louch-Olymp “është afruar” pranë satelitit francezo-italian Athena-Fidus. Sipas saj, sateliti rus njihet për aftësitë e avancuara të dëgjimit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Është afruar shumë dhe ne mendojmë se ka gjasa që ka tentuar që të kapë komunikimet tona. Tentimi për të dëgjuar fqinjët tuaj nuk është vetëm jomiqësore. Është veprim i spiunazhit”, tha ajo.

Ministrja Parly gjithashtu tha se zyrtarët kanë ndërmarrë “masat e nevojshme” dhe kanë mbikëqyrur satelitin rus, pasi është larguar nga sateliti i tyre.

Muajin e kaluar, Uashingtoni ka akuzuar Moskën se po zhvillon armë anti-satelitore dhe ka thënë se Rusia po bën “veprime shumë jonormale” përmes “objektit në hapësirë” që është vendosur nga autoritetet ruse tetorin e kaluar.

ME TE LEXUARAT