Kujdes nga depresioni veror, pasojat janë shkatërruese. Si ta shmangni

Soft

Ndërrimin e stinëve gjithmonë e kemi lidhur dhe me ndryshimet e shumta, që pëson organizmi ynë në situata të ndryshme.

Nëse vjeshtën e kemi cilësuar si stina që na sjell ndryshim humori, kur shiu nuk na jep pushim, ose në dimër kur ditët janë të shkurtra neve na mungon dielli, ka gjithnjë e më shumë nga ata që vuajnë nga depresioni veror.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një studim i shkencëtarëve nga Los Anxhelos ka treguar se kjo është bërë një fenomen i zakonshëm. Simptomat e saj janë ndryshimi i humorit, pagjumësi, humbje oreksi, peshë dhe ankth.

Sipas psikiatrit Ian Cook, drejtor i Programit për kërkimin dhe trajtimin klinik të depresionit të Universitetit të Kalifornisë, thotë se shumë njerëz mendojnë se kjo është një shaka, por është shumë e vërtetë.

Njerëzit të cilët kanë luhatje humori në verë kanë probleme me zemër, mendime të errëta, janë të pikëlluar pa arsye dhe kanë nevojë për vetmi.

ME TE LEXUARAT