Rrëfimi i rrallë për mbretëreshën Geraldinë

Kliko per me shume info

“Le Journal” ka botuar, të dielën e 9 prillit 1939, në faqen n°3, një intervistë të rrallë me Genevièvën, vajzën që ka jetuar me mbretëreshën Geraldinë në manastirin e Zemrës së Shenjtë, në Pressbaum të Austrisë.

Gazeta franceze, duke dashur të di më shumë për mbretëreshën shqiptare, e ka pyetur Genevièvën mbi përshtypjet që ajo i ka lënë gjatë kohës që kanë qenë bashkë.

Kliko per me shume info

Në vijim, do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

Kujtime në manastirin e Zemrës së Shenjtë, ku Geraldina e Shqipërisë ishte një vajzë e madhe pafundësisht e mirë dhe e urtë.

Por, meqë e njeh mbretëreshën Geraldinë, na trego përshtypjen që ke ruajtur prej saj.

Genevièva e vogël, që intervistova, m’u duk e druajtur.

— Pra, ti je rritur në shoqërinë e saj në manastirin e Zemrës së Shenjtë, në Pressbaum; na trego kujtimet e tua.

Oh! sidomos, m’u përgjigj Genevièva, ajo më bëri të haja atë që mund të më bënte të ha ! Ajo ishte presidentja (përgjegjësja) e tavolinës sime. Duhet t’ju them se në Zemrën e Shenjtë, vajzat e vogla, kanë gjithmonë një presidente, më të madhe, e cila vrojton mbi to. Kur ajo shfaqej, bisedimet mbaronin, sepse ajo ishte e urtë dhe e ashpër. Ajo e mbante kokën drejt dhe mundohej të drejtonte flokët e saj kaçurrela.

Fëmijët e mi” – thonte ajo, “nëse nuk hani, ju do të jeni më vonë krimba të vegjël, por kurrë gra.”

— Dhe sidomos jo mbretëresha, përgjigjeshim ne atëherë; sepse e dinim, që një cigane e vjetër i kishte parashikuar Geraldinës se do të martohej me një mbret.

“Kur, për të bërë shaka, e thërrisnim “Mbretëresha Geraldinë”, ajo nuk protestonte, nuk zemërohej, por as nuk qeshte. Vajzave të rritura u dukej e bukur. Ajo ishte gjithashtu shumë e mirë. Kur një vajzë e vogël kishte një problem, Geraldina ishte gjithmonë e gatshme t’a ndihmonte.”

Kur e morëm vesh në manastir, një vit pas nisjes së saj, që ajo po martohej me Mbretin Zog, nuk qemë të befasuara. Mbretëria e Shqipërisë na u duk paksa e vogël për Geraldinën. Ne menduam se ajo do të ishte së paku një ditë mbretëreshë e Amerikës apo Japonisë.”

“Nënat e shkreta (motrat e manastirit) ishin të pikëlluara dhe të mahnitura. Mendoni vetëm një çast, një nxënëse e Zemrës së Shenjtë që martohet me një mysliman ? Apo gati sa dhe kishin thënë se ajo ishte bërë myslimane ?”

Kjo nuk ishte e vërtetë. Geraldina erdhi në Austri disa javë para martesës së saj dhe nuk mungoi të shkonte për të parë nënat që e kishin rritur.’

‘A i bindi ato ? A e pranuan ato vendimin e saj ?”

Kur ajo u nis për në Tiranë, mori urimet e mësuesve (edukatorëve) të saj dhe bekimin e rrëfyesit të saj.

Genevièva nuk më tha asgjë më shumë. Ngjarjet në Shqipëri e trishtojnë atë, sikur të ishte vendi i saj. “E shkreta Geraldinë, përsëriti ajo, e shkreta mbretëreshë Geraldinë !”

 

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here