Sekuestrimi i 1 milionë eurove/ PD: Kur do të zbatohet i njëjti standard edhe për mikun e Taulant Ballës

Kliko per me shume info

Pas njoftimit të bërë nga policia e shtetit për sekuestrimin e 12 milionë eurove, para të cilat dyshohet se janë vënë nga trafiku i drogës, ka reaguar partia Demokratike.

Përmes një deklarate për mediat, PD, i bën thirrje policisë dhe prokurorisë që të mos veprojnë me dy standarde, duke sekuestruar paratë dhe pasuritë e personave të vdekur, por të heojnë dhe sekuestrojnë edhe paratë e miqve të taulant Ballës dhe të ministrave.

Kliko per me shume info

PD pyet policinë e shtetit se kur do të veprojnë njësoj edhe me pasurinë e Edmond Begos.

Deklaratë e Partisë Demokratike

Kur të gjithë presin që Policia dhe Prokuroria të zbatojnë “Forcën e Ligjit” për sekuestrimin e pasurive të Edmond Begos, trafikantit të drogës të shndërruar në biznesmen me lidhje politike, policia tallet me pritshmëritë e shqiptarëve, duke njoftuar se “Forca e Ligjit” ka rënë mbi pasuritë e një të vdekuri.

Policia njofton si sukses sekuestrimin e 1 milionë eurove të një shtetasi shqiptar qe nuk jeton më dhe që dyshohet për pjesëmarrje në trafikun e drogës ne Greqi, por Policia hesht dhe “Forca e Ligjit” nuk vepron për mikun e familjes së Taulant Ballës, i dënuar me 21 vjet burg në Itali për trafik droge.

Duke kërkuar që “Forca e ligjit të mos bjerë vetëm mbi pasuritë e atyre që nuk jetojnë më, por edhe mbi pasuritë e krimit të lidhur me pushtetin, Partia Demokratike i kërkon Policisë së Shtetit të sqarojë opinionin publik·

Kur do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj vëllait te Ministrit të Brendshëm,  Agron Xhafaj, aktualisht në burg për trafik droge?

Kur do të zbatohet i njëjti standard i “Forcës së Ligjit” ndaj mikut të familjes së Taulant Ballës, trafikantit të dënuar me 21 vjet burg për trafik droge Edmond Bego?

Pse trafikantët e lidhur me pushtetin, si Agron Xhafaj dhe Edmond Bego kanë imunitet dhe “Forca e Ligjit” është e pafuqishme ndaj tyre?

Heshtja e Policisë së Shtetit, e Fatmir Xhafës dhe Taulant Balles provon se me Edi Ramën kryeministër krimi ka imunitet dhe mbrohet nga qeveria.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here