Lajmi Fundit
LajmiFundit, Portal me Lajme nga Shqiperia

Rritet numri i azilkërkuesve ‘nga fundi i botës’ në Shqipëri

Në Shqipëri vihet re një rritje e numrit të azilkërkuesve nga vendet e treta që e përdorin territorin shqiptar si një pikë transit për kalimin në vendet europiane. Sipas të dhënave të publikuara të mërkurën nga Instituti i Statistikave, në vitin 2017 rezultojnë 309 azilkërkues në Shqipëri me një rritje prej 28,8% krahasuar me vitin 2016.

Azilkërkuesit janë kryesisht nga Siria, Algjeria dhe Afganistani. Sipas të dhënave zyrtare numri i azilkërkuesve meshkuj në 2017, është rritur krahasuar me vitin 2016 ndërsa numri i azilkërkuesve femra në 2017, ka rënë. Sipas të dhënave të INSTAT autoritetet shqiptare kanë evidentuar edhe 1.049 të huaj të parregullt gjatë vitit 2017, kryesisht nga Siria, Algjeria dhe Libani me një rritje 14,6% krahasuar me vitin 2016.

l

Pjesa dërmues e të huajve të parregullt, sipas burimeve kufitare shqiptare, hyjnë nga kufiri grek në territorin shqiptar në zonët juglindore dhe jugore.

Sipas të dhënave të Institutit shqiptar të Statistikave, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit 2017 shënoi rritje me 3,1 %, krahasuar me 2016.

Sipas INSTAT, të huajt me origjinë nga Evropa janë 7.637 dhe përbëjnë 59,2 % të të huajve gjithsej kundrejt 66,5 % që përbënin në 2016. Numri i tyre shënoi një rënie me 8,3 %, krahasuar me vitin 2016. Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare të huajt me origjinë nga Azia janë 3.618, duke shënuar rritje me 11,5 %, krahasuar me 2016.

Por rritja më e madhe e të huajve me qëndrim të rregullt në Shqipëri u shënua nga të huajt me origjinë nga Afrika, Amerika dhe Oqeania të cilët janë 1.651, duke pësuar rritje me 73,6 %, krahasuar me vitin 2016. Referuar statistikave zyrtare shumica e të huajve janë për arsye punësimi ne 6.334 persona dhe përbëjnë 49,1 % të të huajve kundrejt 50,0 % që përbënin në 2016.

Anetaresohuni ne Forumin e LajmiFundit.al dhe diskutoni e postoni lirisht per te gjitha temat qe deshironi!

Pergjigju

Adresa juaj e-mail nuk publikohet