Italia letër Greqisë: Bego nuk është në kërkim. Gjykata liron biznesmenin që futi në sherr politikën

Aktualitet

Gjykata greke ka lënë të lirë biznesmenin shqiptar Edmond Bego, arrestuar pak ditë më parë teksa kthehej nga pushimet në Korfuz, për llogari të shtetit italian.

Vendimi eshte dhene pasi Interpol Roma i ka nisur Interpol Athinës një ditë më parë, informacionin me te dhenat ku sqarohet se Bego nuk ka asnjë çështje të hapur me drejtësinë italiane dhe se nuk eshte ne kerkim.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në dokument theksohet se biznesmeni shqiptar nuk është në kërkim nga asnjë agjenci italiane. Ky dokument rrjedhimisht çoi drejt lirimit njeriun që trazoi për pak ditë politikën shqiptare.

Tri dite me pare Bego u la ne burg nga gjykata e Korfuzit me argumentin se ishte ne listat e te kerkuarve nga Italia dhe me pas i kerkoi te dhena Interpol Romes nese duhej ta mbante ne burg apo ta lironte biznesmenin shqiptar.

Arrestimi i Begos ne Greqi u pasua me akuza te forta te PD ne Tirane per lidhje te biznesmenit sipa tyre ne kerkim me eksponentet e Partise Socialiste.

ME TE LEXUARAT