RËNDOHET BILANCI NË GENOVA/ Gjendet nën rrënoja një 30-vjeçar

Bota

Arrin në 42 të vdekur. Ky ka qenë bilanci i viktimave pas tragjedisë që ndodhi në Genova, ku një pjesë e urës Morandi u shemb.

Mediat italiane raportojnë sapo është nxjerrë edhe viktima e fundit nga rrënojat, ndërsa bëhet fjalë për Mirko Vicinin, 30 vjeç. Pak para rënies, Mirko ishte poshtë urës për të marrë turnin, pasi punonte për AMIU, firmën e pastrimit të bashkisë. Trupi i kolegut, Bruno Casagrande, u gjet, ndërsa Vicini rezutloi të ishte i fundit. Nëna e tij Paola prej 4 ditëshj qëndronte tek rrënojat, në pritje të një lajmi, ndaj edhe sot mori atë më të hidhurin, vdekjen e djalit të saj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkohë gjatë natës se është nxjerrë nga rrënojat makina ku ishte një familje. ‘Tgcom’ raporton se bëhet fjalë për familjen Cecala, babai Cristian, nëna Daëna dhe vogëlushja e tyre 9-vjeçare Kristal. Makina u zbulua gjatë natës, nën një bllok të madh prej çimento në urën Morandi.

Tragjedia në Genova ndodhi mesditën e 14 gushtit, ku një pjesë e urës Morandi u shemb krejt papritur, ndërsa ‘gëlltiti’ disa makina poshtë.

ME TE LEXUARAT