Dieta/ Ja si të dobësohesh duke ngrënë

Soft

E keni pyetur ndonjëherë veten cili është momenti i duhur për të rënë nga pesha? Mos u mendoni gjatë, nuk ekziston një fazë ose moment i caktuar dhe femrat e dinë më së miri këtë gjë.

Duket sikur nuk arrijnë të vendosin kurrë paqe me kilogramët e tyre dhe për këtë arsye janë gjithmonë në kërkim të dietave, pijeve detoksifikuese apo teknikave të reja dobësuese, po ju propozojme nje menyre sesi të dobësoheni duke ngrënë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pikërisht kështu, mënyra më e mirë për të qenë në formë është duke ngrënë sa më shëndetshëm dhe në porcione të vogla, raporton Living. Dhe duke folur për ushqime të shëndetshme, sot ju njohim me tre erëza që nëse konumohen në mënyrën e duhur shkrijnë dhjamin dhe kilogramët e tepërt.

1.Piperi i zi: Të gjithëve ju ka ndodhur të teshtini pasi keni nuhatur piper të zi.

Nuk ka asgjë ëpr t’u shqetësuar, kjo ndodh sepse piperi i zi ka në përmbajtjen e tij piperinë, një ndër aleatët më të mirë për të rënë nga pesha. Sipas një studimi të Sejong University piperina parandalon formimin e kolesterolit të keq, ndihmon trupin të përthithë sa më mirë ushqimet dhe t’i tresë ato me lëhtësi, shkrin dhjamin rreth belit dhe ijeve, si dhe parandalon oksidimin e enëve të gjakut.

Niseni mëngjesin me këtë pije : 200 ml ujë i vakët, 1 lugë çaji piper i zi dhe 1 limon i shtrydhur. Do të vini re ndryshime të menjëhershme që javën e dytë.

2.Xhinxheri: Xhinxheri ka në përmbajtjen e tij xhinxherolë, vajëra eseciale që kanë efekte antibakteriale, antipiretike (ulin temperaturën e trupit) dhe antiinflamatore.

Mineralet dhe vitaminat të gjendura në rrënjën e xhinxherit, stimulojnë enzimat e tretjes, nxisin metabolizmin të djegë kaloritë e tepërta dhe ju ndihmojnë të humbni peshë. Për më tepër lexoni si të humbisni 2 masa në muaj me xhinxher, shurupi që shkrin yndyrën rreth barkut dhe pija magjike që çhelmon organizmin.

3.Kanella: Kanella ju jep një shije fantastike ëmbëlsirave dhe biskotave, ju jep jetë edhe luleve,si dhe ju ndihmon të bini nga pesha. Kanella është e pasur me hekur, kalcium, fribra dhe mangan.

Këto minerale ndihmojnë në parandalimin e kolesterolit të keq, nxisin sistemin tretës, ju japin ndjesinë e ngopjes dhe djegin kaloritë. Mjekët dietologë këshillojnë të pini çdo mëngjes ujë të ngrohtë me pak kanellë dhe mjaltë pasi nxit metabolizmin të punojë më shpejt.

ME TE LEXUARAT