Përfshihet nga zjarri banesa në Fier, flet pronari: Ja ku dyshoj

Aktualitet

Një banesë përdhese është përfshirë nga zjarri pasditen e së premtes në lagjen ‘Kryengritja e Fierit’.

Banesa ishte marrë me qira nga Enver Emini, i cili ka thënë se dyshon se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale, pasi janë djegur disa pajisje elektroshtëpiake.

Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT