Turqia sfidon SHBA, bukë e peshk falas për qytetarët që shesin dollarët

Soft

Një restorant në Stamboll po ofron peshk dhe bukë pa pagesë për këdo që këmben së paku 100 dollarë në lira turke, një përpjekje kjo për të mbështetur presidentin turk, Erdogan, i cili u bëri thirrje turqve të shesin arin dhe monedhat e huaja si pjesë e një "beteje kombëtare" kundër siç ka thënë armiqve ekonomikë të Turqisë.

Mosmarrëveshjet në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë kanë përkeqësuar krizën ekonomike të Turqisë, duke shkaktuar rënien e lirës. Monedha turke ka humbur rreth 40 për qind të vlerës së saj këtë vit kundrejt dollarit amerikan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Administrata e Presidentit Trump javën e kaluar dyfishoi tarifat mbi importet turke të aluminit dhe çelikut. Presidenti turk Erdogan e quajti këtë një “luftë tregtare” dhe “një sulm pas shpine ndaj Turqisë” nga aleati i saj i NATO-s. Ai të martën njoftoi se Turqia do të bojkotojë produktet eloktronike amerikane.

SHBA dhe Turqia kanë patur marrëdhënie të tensionuara kohët e fundit lidhur me disa çështje, si Siria, ambicia e Turqisë për të blerë sisteme të mbrojtjes nga Rusia dhe rasti i pastorit amerikan, të ndaluar në Turqi.

https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/1626052814171267/

ME TE LEXUARAT