Tragjedia në Genova, polici ‘hero’ tregon momentet e tmerrit: Si i gjeta njerëzit pas ngjarjes

Kliko per me shume info

Marco Gastaldi është punonjësi i policisë, video e të cilit u bë virale për fjalimin e tij tejet emocionues pak pas tragjedisë që ndodhi në Genova të Italisë. I cilësuar tashmë si “polici-hero”, Gastaldi ka treguar për ‘Tgcom’ momentet e tmerrit kur iu desh të qetësonte dhjetra qytetarë që ishin bllokuar në një nga tunelet e urës Morandi, ku një pjesë e saj u shemb.

“Atë ditë ne ishim duke shkuar për një kontroll rutinë. Por e gjetëm veten brenda tunelit ku mjetet ecnin me ngadalë. Menduam se mos kishte ndodhur ndonjë aksident. Në atë moment pamë njerëzit që ecnin drejt nesh, ndërsa shprehin dëshpërim në fytyrë, duke na thënë se ura ishte shembur. Për ne gati ishte e pamundur”, pohoi ai.

Kliko per me shume info

Me shpejtësi të madhe, duke ruajtur dhe gjakftohtësinë, Gastaldi u përpoq menjëherë t’i largonte njerëzit nga atje. “Kushtet e motit nuk ndihmuan, pasi kishte shi dhe rruge. Njerëzit nuk e kuptonin rëndësinë e situatës, ata donin të ktheheshin tek makinat e tyre”, përfundoi polici. Nga shembja e urës në Genova deri më tani janë regjistruar 39 të vdekur, ndërsa dhjetra persona rezultojnë ende të zhdukur.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here