Shqiptari rrëfen tmerrin në Genova: Vetëm 300 metra larg, makinat fluturuan në ajër

Kliko per me shume info

Ervini nga Tirana ishte me fat, sepse i shpëtoi mrekullisht tragjedisë së djeshme në Itali.

29-vjeçari nga Tirana, por që prej 5 vitesh jeton në Genova të Italisë, ishte dëshmitar i asaj tragjedie që ndodhi dje paradite kur një pjesë e urës Morandi u shemb duke shkaktuar deri tani mbi 30 të vdekur.

Kliko per me shume info

Ai ka treguar për OraNews minutat që e kanë ndarë nga vdekja.

‘Kisha marrë disa materiale nga magazinën ku punoj, vetëm 10 metra larg urës Morandi në Genova të Italisë për t’i transportuar me furgon në destinacion e duhur.

Do të kaloja autostradën. Ishte ora 11:40 minuta. Binte një shi i rrëmbyeshëm dhe pamje ishte shumë e mjegulluar.

Sapo kalova 300-400 metra dëgjova një zhurmë të madhe. Ndalova makinën dhe hapa xhamin. Pashë që ura po rrëzohej dhe makinat fluturonin në ajër.

Nuk e besova sepse dhe shiu ishte shumë i rrëmbyeshëm. Ura iku u shemb poshtë brenda pak sekondash ndërsa makinat ishin në fluturim’, ka thënë i riu.

loading...

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here